Tjetër tragjedi në Maqedoni, dy viktima të tjera nga djegia e një shtëpie

Tjetër tragjedi në Maqedoni, dy viktima të tjera nga djegia e një shtëpie

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoni. Pas tragjedisë në Tetovë ku disa ditë më parë nga zjarri humbën jetën 5 anëtarë të një familjeje, në Manastir, zjarri sot i mori jetën nënës dhe të birit 17-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në rrugën Daveani, ndërsa babai ka arritur të dalë në oborr dhe ka kërkuar ndihmë, mirëpo ka qenë vonë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbëritur zjarrfikësit, mirëpo ka qenë tepër vonë për të shpëtuar nënën dhe djalin e saj. Shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen por mendohet të jenë nga ngrohësja elektrike që shkaktoi këtë fatkeqësi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy