
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërcënuar se kufiri me Meksikën do të mbyllet tërësisht nëse kërkesa e tij për financim të ndërtimit të murit nuk përmbushet. Deklarata e tij erdhi në ditën e shtatë të mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane.
Vendimi për mbylljen e pjesshme të qeverisë ishte marrë pikërisht për shkak të financimit të murit. “Ne do të jemi të detyruar ta mbyllim plotësisht kufirin jugor nëse demokratët pengues nuk na i japin të hollat për ta përfunduar murin dhe për t’i ndryshuar ligjet qesharake për emigrimin, në të cilat është ngujuar vendi ynë”, shkroi Trumpi në Twitter.
"Ose ne ndërtojmë (përfundojmë) Murin ose mbyllim Kufirin," presidenti amerikan shkroi rreth një javë bllokimesh në Uashington mbi buxhetin federal.
Konfirmimi i kërcënimit për të mbyllur kufirin ishte e vërtetë, Shtëpia e Bardhë tha se negociatat me Kongresin ishin ngadalësuar.
Mosmarrëveshja ka shkaktuar një mbyllje të pjesshme të qeverisë amerikane.
Qindra mijëra punonjës federal janë pushim të papaguar ose vazhdojnë të punojnë, por nuk e dinë kur do të paguhen.
Të dy dhomat e Kongresit u takuan vetëm disa minuta të enjten, por nuk morën hapa për t'i dhënë fund mbylljes. Shtëpia dhe Senati tani do të takohen përsëri të hënën.
Më vonë gjatë javës do të betohet një Dhomë e re Përfaqësuesish e dominuar nga demokratët që fituan zgjedhjet afatmesme muajin e kaluar, por republikanët e Trump do të mbajnë Senatin me një shumicë pak më të madhe.
Në tetor, Trump bëri një kërcënim të ngjashëm për të mbyllur kufirin jugor të SHBA kur kërkonte veprim nga qeveritë e Amerikës Latine për të ndaluar migrantët, në atë që është bërë e njohur si karavan, duke u përpjekur të kalojë në SHBA në mënyrë të paligjshme.
Shumë agjenci qeveritare janë mbyllur javën e kaluar për shkak të përfundimit të afatit për financimin e tyre dhe për shkak të refuzimit të presidentit që t’i financojë ato pa i siguruar 5 miliardë dollarë për ndërtimin e murit kufitar. Rreth 80 mijë punëtorë të administratës shtetërore janë detyruar të shkojnë në pushim ose të punojnë pa pagesë, shkruan “The Guardian”.
Ai po kërkon 5 miliard për të mbuluar koston e murit, por demokratët dhe disa brenda partisë së vetë Trump këmbëngulin se ata nuk do ta miratojnë atë.



