Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në zonën e “Don Bosko”-s në Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
MCN TV mëson se Kastriot Elezaj 45-vjeç, Renaldo Metushi 22 vjeç, mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Të plagosurit kanë qenë duke pirë një kafe në lokal, kur janë qëlluar nga një person, i cili menjëherë pas sulmit është larguar nga vendngjarja.
Në një njoftim paraprak Policia e Shtetit bën me dije:
“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”.



