Kris Jenner është aq e pasur, sa harroi se kishte një apartament në Beverly Hills

Kris Jenner është aq e pasur, sa harroi se kishte një apartament në Beverly Hills

Në prapaskenat e “Kardashians”, Kris Jenner u pa që nuk mund të bënte një tur të banesës në Beverly Hills pasi kishte harruar që e kishte atë pronë.

"Ky është një vend i vogël i lezetshëm nëse duhet ta them", tha 66 vjeçarja, për Khloé Kardashian gjatë premierës së sezonit 2 .

Kur Kardashian, 38 vjeçe, e pyeti nënën e saj herën e fundit që ajo kishte vizituar banesën, Jenner shpjegoi se ajo vepron si "stacioni i mbështjelljes së dhuratave" të Krishtlindjeve.

“Mezi pres të jem mjaftueshëm e pasur, sa të harroj se kam prona diku”, i tha Khloé , “Oh, unë kam një apartament në Beverly Hills! E harrova atë!”

"E harrova!", shtoi Jenner.

Më pas ajo sqaroi në një deklaratë se apartamenti ishte blerë për të qenë më afër nënës së saj, Mary Jo "MJ" Campbell dhe kushërirës Cici Bussey, të cilët gjithashtu kanë prona në zonë.

"Kam harruar disi që ishte atje," tha Jenner duke qeshur. "Kjo tingëllon qesharake, apo jo?"

Ajo dhe Kardashian vazhduan të pastronin frigoriferin e papërdorur të banesës, i cili përmbante ushqime të vjetra dhe rreth dy duzina shishe shampanjë.

"Në rast urgjence," shpjegoi Jenner për alkoolin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy