Principata e Monte Karlos është në gjendje të jashtëzakonshme pasi disa grabitës kanë grabitur dyqanin e famshëm të gjigantit të bizhuterive, “Cartier”.
Grabitja është ndër më spektakolaret, ku ka pasur edhe të shtëna me armë, por sa për të shpërqendruar rojet e sigurisë.
Një person është plagosur lehtë nga të shtënat, ndërsa ende nuk dihet se sa bizhuteri kanë marrë autorëtn e grabitjes.
Ndërkohë mësohet se i plagosur ka mbetur njëri prej grabitësve.
Policia ka gjetur automjetin e tyre, të djegur disa kilomentra më tej.



