
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, në nje intervistë për Radion Evropa e Lirë, deklaron se Serbisë nuk i intereson Asosacioni i komunave, por ndryshimi i kujfijvc. Ndërkaq, Zëvendëskryeministri Pacolli shprehet se Kosova nuk do të bisedojë kurr me Serbinë për ndryshime dhe ndarje kufijsh.
Fillimi i fazës së re të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duhet të përfundojë me njohje reciproke, ndërsa Serbia t’i zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tani, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.



