
Vladimir Putin do të donte që Ukraina të mbytej në gjak, por edhe në gjakun e ushtarëve të tij.
Kështu deklaroi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili në një intervistë për Bild reagon ndaj vendimit të Presidentit rus, Vladimir Putin, për të shpallur mobilizim të pjesshëm ushtarak.
Zelensky thotë se fjalimi i mëngjesit të sotëm, për të nuk përfaqëson asgjë të re.
Shfaqjet e Putinit nuk janë videot e mia të preferuara. Kam të gjithë informacionin që më nevojitet.
Ndër të tjera, Presidenti ukrainas shtoi se nuk beson në përdorimin e armëve bërthamore nga Moska gjatë luftës në Ukrainë.



