Dua Lipa këngëtarja me origjinë kosovare ka arritur në Prishtinë duke u pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga familjarët e saj.
Në një konferencë për shtyp është shprehur e lumtur që është rikthyer pas 4 vitesh në vendlindje.
Koncerti në Prishtinë i këngëtares Lipa do të mbahet ditën e nesërme me datë 9 gusht, ndërsa me 10 gusht pritet të jetë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”.
Dua Lipa është vajza e këngëtarit të rokut Dukagjin Lipa, i cili është pjesë e grupit të njohur, “Oda”.



