Një nder që kthehet pas 173 vitesh, irlandezët mbledhin fonde për amerikanët vendas

Një nder që kthehet pas 173 vitesh, irlandezët mbledhin fonde për amerikanët vendas

Irlandezët kanë mbledhur fonde për të ndihmuar amerikanët vendas, në përballjen me Covid-19, për t’u kthyer kështu nderin e një shekulli më parë.

Sipas New York Times, irlandezët kanë dhuruar para, të frymëzuar nga një gjest që popullsia vendase amerikane bëri ndaj komunitetit irlandez në 1847, duke dhuruar 170 dollarë, një shumë e barabartë me afërsisht 5 000 të sotshme, për ata që u prekën nga kriza e urisë.

Në platformën GoFundMe, ku po mblidhen fondet, janë mbledhur më shumë se 1.9 milion dollarë deri më tani.

"Nga Irlanda", shkruan një dhurues, "170 vjet më vonë, nderi kthehet! Për vëllezërit dhe motrat tona amerikanë vendas, në momentin e tyre të vështirë".

Një tjetër donator, Kris Marsden, shkroi se ai dhuroi "për shkak të bujarisë që treguan irlandezët ndaj  tyre".

"Shtypësit anglezë dhe elita qeverisëse në Irlandë ishin indiferentë ndaj miliona irlandezëve të uritur gjatë krizës së madhe të urisë në Irlandë", vazhdoi ai. "Megjithatë, amerikanët vendas që gjithashtu ishin në varfëri ekstreme u dhuruan njerëzve që ishin mijëra milje larg dhe ndoshta nuk kishin dëgjuar kurrë për ta".

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy