Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka dalë pas tre orësh dëshmi në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Duke iu përgjigjur mediave lidhur me arsyen e thirrjes në SPAK, Gjiknuri ka thënë shkurt “Isha për një çështje si person në dijeni, duhet të jepja sqarime”.

Ministri Mazniku mbërriti në SPAK rreth orës 09:30 për të dalë prej andej rreth orës 12.40.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN Live, se Mazniku i është përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Klodian Brahja për të dhënë deklarime për dosjen “5D”.
Mazniku nuk është person nën hetim për 5D, por është thirrur si person që ka dijeni për çështjen. Cilësia që paraqitet sot nuk ka lidhje me postin aktual.



