Kuvendi voton kundër/ Mandati i Xhaçkës nuk i kalon Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi voton kundër/ Mandati i Xhaçkës nuk i kalon Gjykatës Kushtetuese

Mocioni për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka nuk do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Pas një seance të gjatë, me 39 vota pro dhe 72 kundër është rrëzuar kërkesa.

 Kuvendi ka votuar kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese.

Deputetët socialistë zgjodhën që të mbrojnë kolegen e tyre edhe pse veprimi është në shkelje të drejtpërdrejtë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 

Opozita kërkoi dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese që në vjeshtën e vitit 2022, pasi e akuzon se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik, gjë që ministrja e ka mohuar disa herë.

Më herët në fjalën e saj në Kuvend, Xhaçka deklaroi se nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga trualli shtetëror dhe gjithashtu hodhi poshtë akuzat e opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy