Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh po vijojnë protestat masive në vend.
Përmes një postimi të ri, kreu i qeverisë ka risjellë imazhin e një tryeze prej guri me mbishkrimin “Dialog”, duke sinjalizuar gatishmërinë e tij për të hapur një kanal komunikimi me protestuesit.
Megjithatë, ftesa është refuzuar sërish nga studentët, të cilët këmbëngulin se kërkesa e tyre kryesore nuk është negociata, por largimi i Ramës nga detyra.