Përpjekjet për një vaksinë kundër kancerit/ Rehovica: Impakti është i madh, ngjall shpresë tek pacientët. Luftë mes superfuqive (VIDEO)

Përpjekjet për një vaksinë kundër kancerit/ Rehovica: Impakti është i madh, ngjall shpresë tek pacientët. Luftë mes superfuqive (VIDEO)

4 shkurti shënon ditën botërore kundër kancerit. Shtetet në mbarë botën, veçanërisht Rusia dhe SHBA kanë nisur përpjekjet për prodhimin e një vaksinë të posaçme kundër kësaj sëmundje. Autoritet ruse bënë të ditur në dhjetor se në fillim të vitit 2025 do të lançojnë vaksinën e re MRNA kundër kancerit, ndërkohë që Trump propozoi planin e tij 500 milionë dollarësh për prodhimin e një vaksine kundër kancerit përmes përdorimit të inteligjencës artificiale.

Kirurgia senologe Edlira Rahovica tha në studion e MCN Informacion se këto përpjekje nuk janë të reja dhe se impakti është i madh pasi ngjall shpresa tek pacientët e sëmurë.

Sipas kirurges Rahovica ka dhe një sfidë mes dy superfuqive.

Impakti që ka është i madh sepse ngjall shpresa tek pacientët që janë sëmurë, dhe është sfidë mes dy superfuqive.

Më tej, kirurgia Rahovica tha ka vaksina kundër kancerit dhe se përpjekjet janë për të bërë të tjera më specifike.

Ka vaksina kundër kancerit, ka përpjekje për t’u bërë të tjera specifike. Kur themi kancer nuk mund t’i unifikojmë të gjitha kancerat. Tek çdo pacient shfaq karakteristika të veçanta. Nuk mund të përgjithësosh fjalën kancer, dhe vaksinë kundër kancerit.

Është e vërtetuar shkencërisht që një humor i mirë dhe një qasje pozitive karshi asaj sëmundje mirëmban sistemin humanitar, e bën më efikas në trajtimin kundër kancerit. Persona që janë prekur nga kjo sëmundje nuk duhet të demoralizohen.

Vaksinat kundër kancerit nuk janë vetë trajtuese, por preventive. Një prej tyre është dhe vaksina HPV, sikundër është ajo e Hepatit B.

Shtete të caktuara punojnë rreth një problematike kryesore të vendit të tyre. Në Rusi vendin e dytë për vdekje e zë kanceri dhe kancerat kryesorë, janë ai i që prek lëkurën, pulmonin dhe kancerin kolorektal. Bëhet fjalë me një vaksinë me bazë ARN-je, është një vaksinë që do i jepet pacientëve të prekur. Nuk është preventive është trajtuese. Pacienti është tashmë i prekur.

Kirurgia u ndal tek roli i AI në prodhimin e vaksinave: 

IA do të çkodojë informacionin, atë që dikur bëhej me fluorishenca, me teknika tani të prapambetur po që në atë kohë ishin inovative. Tani me IA patjetër që të reduktohet koha e deshifrimit të këtij informacioni dhe kjo luan rolin kryesor të prodhimit të vaksinave me bazë MRNA se jo të gjithë e kanë këtë bazë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy