Greqi, shqiptarit i gjenden 120 kg marijuanë në makinë

Greqi, shqiptarit i gjenden 120 kg marijuanë në makinë

Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua në Greqi me akuzën e trafikut të drogës.

Mediat greke, të cilat nuk bëjnë të ditur emrin e të riut shqiptar, shkruajnë se ai u kap gjatë një kontrolli që policia ushtroi në mjetin me të cilin udhëtonte në rajonin e Assam Kompotit.

29-vjeçari e kishte marrë me qira makinën, në të cilën iu gjetën 119 kg e 300 gram kanabis.

Lënda narkotike ishte vendosur në bagazh dhe në pjesën e pasme të makinës, e ndarë në 27 pako. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy