Wagner, kompania mercenare e drejtuar nga Yevgeny Prigozhin që lufton përkrah Rusisë në Ukrainë, është përpjekur të blejë armë nga Turqia anëtare e NATO-s.
Bëhet fjalë për informacionin që përmban një dokument i fshehtë i inteligjencës, siç raportohet nga CNN.
Dosja është pjesë e dokumenteve të publikuara në rrjetet sociale dhe në qendër të një hetimi të Pentagonit për rrjedhjen e informacionit.
Sipas dokumentit, elementë të Wagner-it u takuan me kontaktet turke në fillim të shkurtit me qëllim “blerjen e armëve dhe pajisjeve nga Turqia”.
Është e paqartë se cilët ishin “kontaktet” apo nëse autoritetet turke ishin në dijeni të bisedimeve. Siç thekson CNN, e cila nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur vërtetësinë e dokumentit, nuk ka asnjë provë që Turqia vazhdoi me negociatat dhe shitjen.
Historia është gjithashtu në qendër të një dokumenti të dytë që mban titullin “Mali, Rusia, Turqia: Wagner kërkon armë nga Ankaraja”.
Kompania e Prigozhin donte gjithashtu të përdorte armë turke në Mali, ku grupi mban një prani të konsiderueshme.



