
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Patos, ku një grua ka mbetur e plagosur nga djali i saj.
Bazuar në të dhënat paraprake raportohet se sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi Klaudio Çobaj, 30 vjeç, ka plagosur me thikë, nënën e tij, shtetasen Drita Çobaj, 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të policisë, u bë kapja e Klaudio Çobaj, i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Lidhur me këtë rast, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



