I dënuar për vrasje, kapet në Lezhë një person me rrezikshmëri të lartë/ Dyshohet për gjoba ndaj bizneseve

I dënuar për vrasje, kapet në Lezhë një person me rrezikshmëri të lartë/ Dyshohet për gjoba ndaj bizneseve

Një person me rrezikshmëri të lartë është vënë në prangat e policisë së Lezhës.

I arrestuari është Jetmir Llani, i cili dyshohet se vendoste gjoba ndaj bizneseve.

Nga hetimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Lezhë dhe Prokuroria e Lezhës, dyshohet se ky shtetas dhe 4 të tjerë, konkretisht një shtetas i arrestuar dhe 3 shtetas të proceduar penalisht, më datë 19 shkurt, të organizuar si grup, iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë.

Gjatë veprimeve hetimore në lidhje me këtë veprimtari kriminale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 automjete të blinduara, të cilat përdoreshin për të kryer veprimtarinë kriminale të shtrëngimit me anë të kanosjes, për dhënie pasurie.

Jetmir Llani ka qenë në burg për vrasje, pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llani më 5 qershor të vitit 2012.

Ai u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli, ndërsa mësohet se prej disa muajsh ka kryer dënimin dhe ndodhej në liri.

Jetmir Llani humbi djalin e tij të vogël, Indritin, ndërsa i vëllai u plagos.

Vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta akuzohen se i kanë dalë para makinës dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Pak ditë më vonë policia arrestoi autorët. Ndërkohë në 17 korrik 2012 u ekzekutua në Tiranë Mark Shkreta, 71 vjeç, babai i vëllezërve Altin dhe Vladimir.

Vrasja u shënua në rrugën “Hoxha Tahsim” dhe policia akuzoi Jetmir Llanin si autorin e dyshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy