Hetimi i SPAK për kontejnerët në Durrës/ Rusta: Gjithçka lidhet me Pirro Vëngun. Ndaj tij s’ka fletëthirrje (VIDEO)

Hetimi i SPAK për kontejnerët në Durrës/ Rusta: Gjithçka lidhet me Pirro Vëngun. Ndaj tij s’ka fletëthirrje (VIDEO)

Tre  vite më parë SPAK ka regjistruar një kallëzim të deputetit Gazmend Bardhi lidhur me dyshimet e tij se kompania e menaxhimit të kontejnerëve në Portin e Durrësit ka kryer abuzime të shumta.

Gazetari Arsen Rusta në studion e lajmeve të MCN Tv tha se hetimet janë ende në fazën e verifikimeve dhe mbledhjes së provave, megjithëse pas kaq shumë kohësh do duhet të kishte përfunduar.

Sipas Rustës, gjithçka në këtë çështje lidhet me emrin e ministrit Vëngu, i cili më parë ka mbajtur detyrën e drejtuesit të Autoritetit Portual të Durrësit. Rusta bën me dije deri më tani ndaj tij, nuk ka një fletëthirrje nga SPAK, por që nuk përjashtohet mundësia që së shpejti ai të japë një deklarim ashtu si ish-vartësit e tij.

Hetimet janë ende në fazën e verifikimeve dhe mbledhjes së provave. Do duhej që në harkun kohor të tre viteve të ishte një hetim i përfunduar. Nëse do ishte një hetim i thelluar në Portin e Durrësit me siguri që do të ishte zbuluar më herët skandali i mbetjeve toksike, ose të rrezikshme.  Shkrimet e Bloomberg dhe ato të organizatave jofitimprurëse kanë zbuluar  që nuk është rasti i parë dhe se ka pasur dhe transporte të ngjashme me Kinën.

Sa i përket hetimeve në Portin e Durrësit për një kontratë ose për një shërbim publik, menaxhimi i kontejnerëve. Janë kontejnerë, por janë mallra, produkte, shërbime që transportohen nga ushqimet e deri tek automjetet apo çdo send tjetër që bën pjesë në shkëmbimet tregtare si të importit dhe të eksportit.

Sheshpushimi menaxhohet nga një kompani private,  pikërisht për këtë kompani private PD, nëpërmjet Gazment Bardhit  thotë se kemi të bëjmë me një aferë multimilionere, e cila  në mënyrë të padrejtë është përzgjedhur një kompani duke shmangur një kompani me çmimin më të ulët të ofrimit të shërbimit.

Gjithçka lidhet me emrin e ish-drejtorit të Autoritet Portual, Pirro Vengu i cili sot është ministër i Mbrojtjes. Ndaj tij SPAK nuk ka fletëthirrje. Bën pjesë në listët e personave të kallëzuar penalisht. Do pyetet apo jo mbetet për t’u parë, por nuk shmanget mundësia që në shtator Vëngu, ashtu si ish-vartësit e tij, apo anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave të japin deklarim ose qëndrim ose të hedhin dritë për rrethanat e hetimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy