Thaçi e Vuçiç bisedojnë me ndihmës-sekretarin amerikan Mitchell, nuk diskutojnë për korigjimin e kufinjve

Thaçi e Vuçiç bisedojnë me ndihmës-sekretarin amerikan Mitchell, nuk diskutojnë për korigjimin e kufinjve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me ndihmës-sekretarin e shtetit amerikan për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Wess Mitchell, ndërsa janë pajtuar që të intensifikohen përpjekjet për të arritur një marrëveshje, e cila njëherë e përgjithmonë do t’i mbyllë armiqësitë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Thaçi në një postim në rrjetin social "Facebook" thekson se nevojitet një marrëveshje, e cila i hap rrugë njohjes reciproke dhe perspektivës së qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO, BE, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Por në bisedën e tij me Mitchell, presidenti Thaçi nuk ka përmendur idenë e tij për shkëmbimin e territoreve, ku ditët e fundit ai në çdo postim, por edhe përmes konferencave të përditshme, e ka elaboruar planin e tij dhe të Vuçiç për shkëmbimin e territoreve të Kosovës.

"Ne u pajtuam që t’i intensifikojmë përpjekjet për të arritur një marrëveshje, e cila njëherë e përgjithmonë do t’i mbyllë armiqësitë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje, e cila i hap rrugë njohjes reciproke dhe perspektivës së qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO, BE, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ndihmës-Sekretari Mitchell u zotua se Kosova do ta ketë mbështetjen e palëkundur të SHBA-së në këtë proces", ka shkruar Thaçi.

Sipas kreut të shtetit, përfshirja e SHBA-së dhe partnerëve tjerë strategjikë të Kosovës në fazën e fundit të dialogut, të lehtësuar nga BE-ja, është një garanci për suksesin e plotë dhe arritjen e një marrëveshjeje historike. 

Por me ndihmës-sekretarin e shtetit amerikan për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Wess Mitchell, ka biseduar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ku kanë diskutuar për përmirësimin e mëtejshëm të raporteve bilaterale ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, por mbi të gjitha për rrugën evropiane të Prishtinës dhe Beogradit. 

Në të dyja bisedat telefonike, asnjëri nga dy liderët nuk e kanë përmendur idenë e tyre të përbashkët për shkëmbim territoresh.

Në këtë bisedë është thënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin plotësisht dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu pritet të gjendet një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe afatgjate ndërmjet të dyja vendeve.

Në këtë bisedë as Vuçiç nuk e ka përmendur çështjen e shkëmbimit të territoreve ndërmjet dy vendeve, njësoj sikurse presidenti Thaçi i cili po ashtu sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Wess Mitchell, raporton agjencia e lajmeve Tanjug.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy