Alxey Navalny ka vdekur. Një nga kundërshtarët më të vendosur të regjimit të Vladimir Putin, u nda nga jeta në një burg në skaj të botës. Një fund që shumëkush e priste dhe për të cilin vështirë se do të mësohet ndonjëherë e vërteta.
Disidenti rus, sipas autoriteteve të burgut, u ndje i keq gjatë një shëtitjeje, duke humbur ndjenjat pothuajse menjëherë. Kjo është ajo që lexohet në një shënim nga administrata lokale e Shërbimeve Federale të Ndëshkimit Ruse, duke raportuar vdekjen e disidentit 47-vjeçar rus në koloninë penale të regjimit special të Kharp, në Arktik, rajoni i Yamalo Nenets.
Sulmi i Zelyonka në 2017- Historia e këtij njeriu, që nga debutimi i tij në radhët e antiputinistëve, është shënuar me sulme dhe tentativa helmimi.
Vetëm pak muaj pas shpalljes së kandidaturës së tij të dështuar për zgjedhjet presidenciale (ishte dhjetor 2016), në prill 2017, ai u sulmua nga persona të panjohur pikërisht jashtë zyrës së tij personale në Fondacionin Kundër Korrupsionit. Sulmuesit përdorën një substancë të quajtur zelyonka, një lloj ngjyre jeshile antiseptike, e cila mund të dëmtojë sytë.
Ky rast pasoi një sulm të ngjashëm po atë pranverë, i cili nuk pati pasoja të rënda dhe për të cilin vetë Navalny bëri shaka. Ky lloj sulmi, në fakt, ishte bërë shumë i popullarizuar në Ukrainë midis 2013 dhe 2014, edhe për shkak të disponueshmërisë së lehtë të substancës. Në episodin e dytë, me sa duket, substanca ishte pasuruar me një lëng kaustik, duke shkaktuar djegie serioze në syrin e tij të djathtë aq sa ai humbi rreth 80% të shikimit. Navalny dhe stafi i tij e quajtën një sulm shtetëror, por pa dobi.
Helmimi nga Novichok
Tre vjet më vonë, Navalny ishte me zëdhënësen e tij Kira Jarmys në bordin e aeroplanit S7 Airlines, duke fluturuar nga Tomsk në Moskë, kur filloi të ndjente sëmundje të çuditshme, e cila e futi në koma brenda pak minutash.
Avioni u detyrua që të bëjë një ulje emergjente në Omsk. Kremlini nuk mund të mos aprovonte transferimin e tij urgjent në gjendje kome, në Gjermani, e cila u ofrua si vend pritës pas kërkesave të familjes së disidentit.
Një javë më vonë, analizat konfirmuan se ishte një tentativë helmimi me Novichok, agjenti nervor i pagabueshëm i aparatit të sigurisë ruse.
Pasi doli nga koma, Navalny, si çdo anëtar drejtues i opozitës, si dhe Vladimir Kara-Murza, nuk mund të qëndronte jashtë Rusisë dhe në të njëjtën kohë u përfshi në politikë duke kërkuar të mishërojë mundësinë e një alternimi në pushtet. Ai u kthye në Moskë në fillim të vitit 2021, por u arrestua ende pa kaluar kontrollin e pasaportës.
Dyshime për tuberkuloz dhe greva e urisë
Në prill 2021, disa muaj pas kthimit të tij vullnetar në Rusi dhe fillimit të paraburgimit shumë të ashpër, Navalny filloi të vuante të njëjtat simptoma si disa nga shokët e tij të qelisë, të cilët vuanin nga tuberkulozi. Simptomat u mbivendosën me ato të grevës së urisë që disidenti nisi si protestë kundër kushteve ekstreme të cilave u nënshtroheshin ai dhe shokët e tij: mungesa e gjumit, dietë e bazuar në perime të ngrira, pjata të neveritshme të përziera me mbeturina, sheqerna të tepërta, mungesa e kujdesit mjekësor dhe dentar.
Kequshqyerja dhe humbja e peshës rrezikuan dhe përkeqësuan gjendjen e disidentit: dyshimi ishte se regjimi rus dëshironte ta nënshtronte në një vdekje të ngadaltë, jo të dhunshme, para syve të të gjithëve.
Megjithatë, Navalny ishte ende në koloninë penale IK-2, vetëm 100 km nga Moska. Ai do të shërohej. Më e keqja nuk kishte ardhur ende.
Disidenti rus dhe opozitari kryesor Alexey Navalny, 49 vjeç, gjeti vdekjen të premten e 16 shkurtit, në koloninë e burgut numër 3 të Qarkut Autonom Yamalo-Nenets, në Rrethin Arktik, ku vuante një dënim prej 19 vitesh burg.
Ai u ndje keq, pas një shëtitje dhe më tej ndërroi jetë, njoftoi nga Shërbimi Kombëtar i Burgut të Rusisë.
Ndërkohë mediat ruse raportojnë se shkak për vdekjen e Navalny është bërë një trombozë.



