Çfarë ndryshon tek varianti Delta i Covid?

Çfarë ndryshon tek varianti Delta i Covid?

SHBA ka bërë një vështrim të ri mbi pandeminë, ndërkohë që rritja e rasteve të variantit Delta ka rikthyer masat anti Covid.

Presidenti Joe Biden tha të enjten se çdo punonjësi ose kontraktori të qeverisë federale do t'i kërkohet të thotë nëse janë të vaksinuar dhe ata që nuk janë duhet të mbajnë maskë në punë, të mbajnë distancë nga të tjerët dhe t'i nënshtrohen një testi virusi të paktën një herë javë.

Varianti Delta, i njohur fillimisht si B.1.617.2, ka qenë i pranishëm që nga fundi i vitit të kaluar, por muajt e fundit është bërë shpejt dominues në shumë vende.

Varianti Delta është më i transmetueshëm

Një dokument i CDC tregon se varianti Delta është po aq i transmetueshëm sa linja e dhenve dhe po aq ngjitës sa ftohja e zakonshme.

Delta mund të shkaktojë sëmundje më serioze

Dhomat e urgjencës spitalore dhe njësitë e kujdesit intensiv po mbushen me pacientë përsëri në shumë vende të SHBA. Mund të duket sikur varianti Delta po i infekton njerëzit më shumë, por më shumë se 90% e njerëzve që paraqiten për trajtim janë të pavaksinuar.

Nuk i shmanget mbrojtjes nga vaksina

Studimet e hershme tregojnë se njerëzit e vaksinuar nuk duhet të infektohen me Covid-19 apo mutacione të tij, por ka pasur raste që i kanë hedhur poshtë këto studime të hershme duke konfirmuar simptoma të virusit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy