93 Mln € arkëtime nga taksat e ndërtimeve në bashki/ Alimehmeti: Tatimet i ngrenë por investimet kapitale i mbajnë të ulëta, nuk i realizojnë

93 Mln € arkëtime nga taksat e ndërtimeve në bashki/ Alimehmeti: Tatimet i ngrenë por investimet kapitale i mbajnë të ulëta, nuk i realizojnë

Për tetë muajt e parë të këtij viti, Bashkia Tiranë ka arkëtuar vetëm nga taksa e ndërtimit një shifër rekord prej 93 milionë €.

Kjo për anëtarin e Këshillit Bashkiak, dok.Ilir Alimehmeti, i ftuar në “MCN economy”, përkthehet me faktin se taksat i shtojnë dhe i marrin, teksa investime dhe shërbime për qytetarët e bizneset e kryeqytetit, nuk ka.

E thënë në një fjali shumë të shkurtër, sepse i doli përtej parashikimeve, kur vjen puna të na marrin taksat, për të na shtuar taksat e bëjnë tërë qejf, kur vjen puna ti shpenzojmë taksat tona, në investime apo shërbime por këtë nuk e bëjnë. Kjo nuk është ndonjë gjë e re.

Ndërkohë që kjo u rrit me 57% në 8 muajt e fundit, kryesisht si rrjedhojë e çmimit të referencës, nga krahu tjetër e di se sa përqind kapital për shpenzime ka shpenzuar bashkia Tiranë nga ajo që kishte përgatitur vet për të njëjtën periudhë, vetëm 25%.

Sepse këtë ka bërë çdo vit, kur vjen puna te investimet kapitale, nuk i ka realizuar kurrë.

Për këshilltarin Alimehemti, kjo situatë është e përsëritshme çdo vit pasi krahas ngritjes së taksave, investimet i mbajnë të ulëta dhe nuk realizohen as me buxhetin e planifikuar.

Në vitin 2021, ka realizuar vetëm 39% që kishte vendos në buxhet për këtë vit, vitin 2022, ka realizuar 34% dhe në vitin 2023, ka realizuar vetëm 50% të asaj që kishte planifikuar.

Si rrjedhojë këtë 25% i bërë për tetë muaj e fundit është në linjë se çka ka ndodh çdo vit tjetër.  

Pra, taksat i ngrenë, ndërkohë që investime e dinë që do t’i mbajnë të ulëta dhe nuk do t’i realizojnë as ato që kanë miratuar vet në buxhetin përkatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy