
E gjithë popullata e Gazës po përjeton nivele të rënda të pasigurisë akute ushqimore.
Ky është alarmi i ngritur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke nënvizuar urgjencën e rritjes së shpërndarjes së ndihmave humanitare në territorin palestinez.
Nga masa më e respektuar e këtyre gjërave, 100% e popullsisë së Gazës është në nivele të rënda të pasigurisë akute ushqimore.
Kjo është hera e parë që një popullsi e tërë klasifikohet në këtë mënyrë.
Deklarata e Blinken u bë në një konferencë në Filipine ku ndodhej në një vizitë zyrtare, përpara se të nisej për në Arabinë Saudite dhe Egjipt.



