Përhapja e koronavirusit ka arritur në një "pikë kulmore" dhe ka "potencial pandemik", thotë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr. Tedros Ghebreyesus.
Komentet e tij vijnë teksa vendet në botë luftojnë për të parandaluar përhapjen e virusit më tej ndërkohë që po raportohen më shumë raste janë raportuar jashtë sesa brenda Kinës, thotë BBC.
Irani dhe Italia janë bërë qendrat më të mëdha të infeksionit, me njerëz që udhëtojnë prej andej përhapur virusin më larg.
Disa zyrtarë të profileve të lartë iranianë janë infektuar, gjithashtu.
Dr. Tedros u bëri thirrje qeverive të veprojnë me shpejtësi dhe apa humbur kohë për të përmirësuar situatën.
"Ne jemi në të vërtetë në një situatë shumë delikate në të cilën shpërthimi mund të shkojë në çfarëdo drejtimi bazuar në mënyrën se si ne e trajtojmë atë. Kjo nuk është një kohë për frikë, por kohë për të ndërmarrë veprime për të parandaluar infeksionin dhe për të shpëtuar jetët tani”, tha ai.



