Miratohet Komisioni për drejtimin e Kuvendit Kombëtar të PD, kryetar Jemin Gjana

Miratohet Komisioni për drejtimin e Kuvendit Kombëtar të PD, kryetar Jemin Gjana

Kuvendi i PD ka miratuar vendimin e parë. Bëhet fjalë për ngritjen e komisionit të Kuvendit, i cili do të drejtohet nga Jemin Gjana. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, prezantoi emrat teksa tha se nuk mund ta fshehë gëzimin për pjesëmarrjen.

Komisioni

Jemin Gjana, kryetar

Gazment Bardhi, anëtar

Grida Duma, anëtare

Enkelejd Alibeaj, anëtar

Flutura Açka, anëtare

Të gjithë delegatët janë të pajisur me fletët për të votuar. Ftoj delegatë të votojnë për përbërjen e komisionit, miratohet përbërja e Komisionit për Kuvendin Kombëtar të PD”, deklaroi Zhupa.

Basha pritet me ovacione dhe i rrethuar nga mbështetësit te Pallati i Kongreseve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbërritur te Pallati i Kongreseve, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Ai është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga delegatët e partisë, të cilët kanë mbushur Pallatin e Kongreseve, për të qenë pjesë e Kuvendit Kombëtar, i cili mblidhet nën sloganin “Zgjedhim të ardhmen”.

I rrethuar nga mbështetës të shumtë, kryedemokrati Basha ka përshëndetur me dy gishta. Ndërkohë, të gjithë të pranishmit në sallë janë ngritur në këmbë në shenjë respekti ndaj Bashës, teksa e kanë shoqëruar ardhjen e tij edhe me thirrjet “Lulzim Basha”, “Rama ik”.

Ndërkohë, Kuvendi Kombëtar i PD ka nisur me Himnin Kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy