Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në MCN Live se Rusia ka dështuar në objektivat e saj në Ukrainë, dhe numëron si kurrë më parë 83 ushtarë të vrarë në ditë. Kalemaj tha se Lavrov i ka “duart e lidhura” pasi nuk duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes së ngushtë me Putinin.
Rusia ka dështuar të kryejë operacionin ushtarak brenda 48 orëve. Plani ishte që të rrezonte qeverinë Zelensky, të njihte Krimenë, Donietskun dhe Luhanskut, marrja e kontrollit të qeverisë së Kievit. Lavrov i kishte duart të mbyllura, sipas mediave ndërkombëtare ai nuk është në ciklin e ngushtë të vendimeve të Putinit. Ka dështuar të marrë Kharkivin dhe Mariupolin. Rusia ka mundësi t’i përdorë vetë armët kimike dhe bilologjike, për të cilat sot Putini është kallëzuar në Gjykatën e Hagës. Nëse NATO do implementonte ‘non flight zonë’ do ishte palë ndërluftuese me Rusinë. Kjo do shkonte në përshkallëzim të konflikit edhe me armë bërthamore. Ka forma alternative pajisja e pilotëve ukrainas për të pilotuar avionë nga bazat gjermane dhe polake, për të frenuar sulmet e ashpra të Moskës. Nuk është luftë guerrilase, është luftë ndër-shtetërore. Disa gjeneralë ukrainas janë edukuar në Perëndim. Po sensibilizohet edhe opinion publik në Rusi, saqë Putini tha nuk do dërgojmë rekrutë. Sot po vriten 83 ushtarë rusë në ditë, është një bilanc tragjik për Rusinë. Kostoja financiare e luftës në Ukrainë shkon 1 miliard euro në ditë”.
I pyetur mbi mundësinë e bisedimeve “kokë më kokë”, Putin-Zelensky, Kalemaj tha se Rusia po e konsideron këtë takim pasi është bllokuar në terren dhe është e vështirë të merret Kievi.
Putini e kishte hedhur poshtë takimin mes dy presidentëve. Tani që rusët po e konsiderojnë, ndoshta me ndërmjetësimin e Erdogan, ata janë të ndërgjegjshëm se janë bllokuar në terren dhe është e vështirë të merret Kievi. Rusia do ta ketë gati të pamundur të marrë Kievin. E ka të pamundur Rusia të hapi luftë edhe me Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Rreziku është në Bosnjë Hercegovinë përmes Republikës Sërpska.



