Moti i keq, rrëshqitjet e dheut bllokojnë një korsi të aksit Qukës-Qafë Plloçë

Moti i keq, rrëshqitjet e dheut bllokojnë një korsi të aksit Qukës-Qafë Plloçë

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë vijon të paraqesë problematika serioze për shkak të rreshqitjeve të dheut. 

 

Pas një aksidenti që ndodhi disa orë më parë, ku një mjet u godit nga një masiv dherash gjatë momentit të daljes nga tuneli, autoritetet raportojnë se tani disa rrëshqitje të tjera kanë bllokuar një prej korsive. 

 

Rreth 1 muaj më parë, në të njëjtin vend u rrëzua një masiv shkëmbor, i cili detyroi autoritetet të hapnin një bypass, dhe qarkullimi aktual vazhdon vetëm në një korsi. 

 

Megjithatë, rrëshqitjet e dheut vijojnë gjatë gjithë aksit, duke rrezikuar sigurinë e përdoruesve të rrugës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy