Jim Yong Kim jep dorëheqjen si president i Bankës Botërore

Jim Yong Kim jep dorëheqjen si president i Bankës Botërore

Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim ka dhënë dorëheqjen, duke u larguar pas 6 vitesh nga ky post.

Ai do të tërhiqet zyrtarisht nga detyra më 1 shkurt, ndonëse kishte mandat deri në vitin 2022, pasi ai u rizgjodh për një mandat të dytë pesëvjeçar në vitin 2017..

Banka Botërore është njëra nga donatoret më të mëdha të fondeve për vendet në zhvillim. Përmes Bankës Botërore janë financuar projekte të mëdha në Azi, Afrikë dhe Amerikë Jugore.

"Ai do të bashkohet me një firmë private dhe do të fokusohet në rritjen e investimeve në infrastrukturë në vendet në zhvillim", tha Banka Botërore.

Në një deklaratë, Kim tha se: "Ka qenë një nder i madh për të që ka shërbyer si President i këtij institucioni të shquar, plot me individë të pasionuar, të përkushtuar ndaj misionit për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme gjatë jetës sonë".

Asnjë arsye nuk ishte dhënë për dorëheqjen e tij të papritur.

Kristalina Georgieva, shefi ekzekutiv i Bankës Botërore, do të marrë rolin e presidentit të përkohshëm.

Banka Botërore ka një detyrë për të mbështetur projektet e zhvillimit ndërkombëtar.

Formuar në vitin 1947 për të ndihmuar në rindërtimin e vendeve të shkatërruara nga Lufta e Dytë Botërore, ajo mbështet projektet e infrastrukturës me kredi tradicionale, kredi pa interes dhe grante.

Kim, i lindur në Seul të Koresë së Jugut, kishte studiuar mjeksinë para se të ngrihej në radhët më të larta të Bankës, shkruan BBC.

I pozicionuar në vendin e 41 të listës së Forbes "Power People 2018", ai ka kryesuar shpërndarjen e miliarda dollarëve të financimit të Bankës Botërore. 

Në vitin 2018, institucioni ka bërë angazhime financiare me vlerë 67 miliardë dollarë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy