Ministria e Shëndetësisë në Singapor u kërkoi qytetarëve të tij të shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të rëndësishme jashtë vendit, si pjesë e masave të fundit për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Singapori gjithashtu u kërkon të gjithë udhëtarëve në vend që kanë udhëtuar në vendet e Azisë Juglindore, Japoni, Zvicër ose Mbretërinë e Bashkuar që të karantinohen në vendbanimin e tyre për 14 ditë.
Këto masa vijnë pasi shumica e infektimeve të reja që raportohen në qytet-shtet gjatë ditëve të fundit kanë qenë njerëz që vijnë nga jashtë, sesa nga transmetimet lokale.
Qendra aziatike e udhëtimeve tashmë ka vendosur të ndalojë hyrje-daljet vizitorët që kanë qenë në vendet e goditura nga koronavirus Italia, Franca, Spanja apo Gjermania në 14 ditët e fundit, si pjesë e masave për të kontrolluar përhapjen e infeksionit.
Ka një ndalim të ngjashëm për udhëtarët nga Irani, Koreja e Jugut dhe Kina.
Singapori ka raportuar më shumë se 200 infeksione, por nuk ka viktima. Në nivel global, më shumë se 150 000 njerëz janë infektuar ndërsa mbi 5.800 kanë vdekur, tregon Reuters.



