Gjyqësori i Perusë njoftoi të enjten se zgjat me 18 muaj paraburgimin e ish-presidentit Pedro Castillo, ndërkohë që hetimi kundër tij vijon për akuzat e rebelimit.
Një vendim i tillë shton katër muaj në zgjatjen 14-mujore që ishte urdhëruar në muajin qershor.

Castillo u arrestua në dhjetor të vitit 2022, i akuzuar për tentativë grusht shteti, ndërkohë që tentoi të arratisej nga pallati presidencial.



