
6 personat që janë shoqëruar nga Policia e Tiranës, si persona të dyshuar ose që kanë dijeni për vrasjen e të resë nga Kenia, Joy Ayoko janë liruar dhe po mbahen në vëzhgim nga autoritetet ndërkohë që u janë sekuestruar celularët.
Gazetari Besmir Pula thotë se Rodi Barço, shoferi i kazinosë në të cilën punonte 22-vjeçarje është një nga personat kryesorë të vendosur nën hetim pasi ka pasur një lidhje intime dhe së bashku me vëllain e tij janë shoqëruar nga policia dy ditë më parë.
Drejt Kenias janë dërguar letërporosi në lidhje me autopsinë e Joy Ayoko ndërkohë që shtoi se në media po qarkullon pista e informacionit që 22-vjeçarja i ka dhënë një lojtari të kazinosë.
6 personat janë të lirë. 6 personave u janë mbajtur celularët për të vazhduar pjesën e hetimit, në rast se mund të gjejmë informacion. Rodi Barçi shoferi i kazinosë është një nga personat kryesorë të vendosur në hetim. I shoqëruar ka qenë vëllai i tij dhe disa të tjerë. Pasi janë lënë të lirë, po mbahen në vëzhgim. Nga dëshmia, personi kryesor i akuzuar për këtë ngjarje ka mohuar kategorikisht të ketë lidhje me vrasjen, por ka pranuar faktin që ka pasur lidhje intime, por që i ka dhënë fund. Telefonatat e fundit kanë qenë me Rodi Barçin prandaj hetimet janë të fokusuar mbi të.
Drejt Kenias janë dërguar letërporosi në lidhje me autopsinë e Joy Ayoko. Pasi u largua nga vendi ajo mbijetoi vetëm pak ditë. Dhe Prokuroria ka kërkuar autopsinë për ta vënë në dispozicion të hetimit.
Celularët e 22-vjecares janë sekuestruar por një pjesë të komunikimeve i ka pasur në gjuhën keniane dhe në anglisht.
Po përflitet se një pistë e mundshme është informacioni që i ka dhënë një lojtari në kazino. Bëhet fjalë për një nga kazinotë më të fuqishme dhe shumat që luhen janë të mëdha. Nga burimet e mia kjo pistë nuk është e konfirmuar. Ende nuk është konfirmuar si pistë hetime, është ende informacion.



