Si shpëtuan zyrtarët nga dosja e Unazës së Madhe

Si shpëtuan zyrtarët nga dosja e Unazës së Madhe

Një nga skandalet më të mëdha të mandatit të dytë të qeverisë socialiste, ishte dosja e Unazës së Madhe të kryeqytetit.

Protestave të banorëve kundër prishjes së shtëpive dhe dyshimeve për dhënien e tenderave të porositur me vlera marramëndëse, ia vunë vulën dokumentat e publikuar nga emisioni “Të Pa Ekspozuarit”.

Një firmë amerikane me emrin Dunëell Haberman rezultonte se kishte fituar kontratën me vlerë 20 milion euro në lotin e parë të punimeve të Unazës së Madhe për pjesën e mbikalimit te rrethrrotullimi Shqiponja.

Firma ishte regjistruar në Shqipëri si degë e një kompanie amerikane që gjeneronte 900 milion dollarë të ardhura në vit.

Si dokumenta ajo kishte paraqitur ekstraktin e saj në Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bilancet dhe punime të kryera në SHBA, të cilat shoqëroheshin me një vulë apostile të sekretarit të shtetit delaëare Jeffrey Ë Bullock.

“Është naive të mendosh që një person që është përdorur si “presta nome”, si emër i përdorur nga persona të tretë, të mund të konsiderohet si kirjuesi i një skeme korruptive.” thotë drejtori i Qendrës për Kërkime Ekonomike Zef Preçi.

Presioni mbi prokurorinë nga mediat dhe opinioni publik ishte i madh. Madje pasi lajmi se një firmë me dokumenta fallse kishte fituar dhjetra milion euro tendera detyroi që formalisht edhe Autoriteti Rrugor të depozitojë një kallzim penal për mashtrim dhe falsifikim kundër firmës Dunwell Haberman.

Prokuroria e Tiranës pranoi kallzimin, por përpara tij vendosi më herët që të niste kryesisht hetimin për 3 vepra penale: falsifikim, shkelje e barazisë në tendera dhe shpërndorim detyre për zyrtarët e institucioneve që kishin dhënë kontratën.

 “Objekt i këtij hetimi janë të dhënat e bëra publike dhe të evidentuara se një subjekt operues, konkretisht DH Albania, në cilësinë e kontraktuesit ka përdorur dokumente të falsifikuara në një sërë procedurash prokurimi në të cilat kjo kompani ka marrë pjesë, në raport me institucionet e ndryshme shtetërore.” thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Pas regjistrimit të hetimeve prokurori urdhëron shpalljen në kërkim të administratorit të kësaj firme, 26 vjeçarit Avdjol Dobi.

Hetimet zgjatën një vit dhe prokuroria pyeti në total 21 punonjës të institucioneve publike, mes tyre edhe zyrtarë të lartë.

Në prag të mbylljes së vitit 2019, prokurori Gjergji Tako me miratimin e gjykatësit Ardian Kalia vendos pushimin e hetimit për zyrtarët publikë dhe akuzat e ngritura ndaj tyre.

Në vendimin e siguruar nga emsioni Kronos, zbulohet se dy argumentat që bindën prokurorin se nuk ekzistojnë veprat penale të dyshuara fillimisht është fakti se oferta e kompanisë ishte e lartë dhe shumë afër fondit limit dhe se me një sy të lirë dokumentat e dorëzuar nga DH Albania nuk krijojnë përshtypjen se mund të jenë të falsifikuara.

 “Edhe në pamje të parë  dokumentat nuk duket të ngjallin dyshime. Edhe në rang të ofertës ekonomike, e cila është pothuajse e njëjtë me fondin limit nuk konstatohen shkelje dhe nuk ka patur pretendime.” thuhet në argumentimin e vendimit të pushimit të akuzave ndaj zyrtarëve.

Është e dyshimtë pikërisht sepse është shumë afër fondit limit, gara presupozon që të kursehen paratë”, thotë drejtori i Qendrës për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi.

Prokurori është jurist që ngre akuzën dhe përfaqëson shtetin përpara gjykatës, por nuk është ekspert i nënshkrimeve apo dokumentave të tjera”, thotë avokati Redi Ramaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy