"Ti mendon që e kemi realizu objektivin?", Rama reagon pas publikimit të përgjimeve

"Ti mendon që e kemi realizu objektivin?", Rama reagon pas publikimit të përgjimeve

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar një tjetër audiopërgjim që lidhet me zgjedhjet e vitit 2017.

Biseda telefonike e radhës zhvillohet mes kryeministrit Rama dhe Arben Keshit, zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe sipas Bild “personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e votave”.

Biseda Rama – Keshi

Rama: Përshëndetje, hë më si duket

Keshi: Mirë, te pritshmëritë jemi

Rama: E ke realizu objektivin, thu?

Keshi: Them që po

Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?

Keshi: Po, deshin të më kapin mu… Më pritshin te hoteli ku fleja.

Rama: Çarë deshën me ty?

Keshi: Ai legeni, Flamur Noka

Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…

Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin?

Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdhaja.

Rama: OK, mirë vllai.

 * * *

Biseda mes deputetit Artan Gaçi dhe Arben Keshit

Artan Gaçi: Mirëmëngjesi
Arben Keshi: Mirëmëngjesi, ça bëre 
Artan Gaçi: Ja me shefin e madh edhe me superlativa për ty
Arben Keshi: Faleminderit 
Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Unë po e po, por nga ai. Më tregoi edhe historinë e 2011. Ke pikët maksimale. 
Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet, se ngela… u bë 3 vjet.
Artan Gaçi: Jo, jo, kthehen, kthehen. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqellarën ta linte ty. Ai është personi, tha. E ka kopsit, e ka bo, tha, të gjitha gjonat. Edhe në 2011-n fitoi, tha, por ashtu ndodhi me një kuti. 
Arben Keshi: Ashtu ka qenë shkruar.
Artan Gaçi: Merita e Benit, tha. Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë.

Biseda mes Damian Gjiknurit dhe Arben Keshit, Drejtor në Ministrinë e Brendshme 

Damian Gjiknuri: Ça bëhet?
Arben Keshi: Asgjë
Damian Gjiknuri: Ndonjë merak, ndonjë gjo?
Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD
Damian Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë.
Arben Keshi: Nuk kam fjetur fare
Damian Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë.
Arben Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat
Damian Gjiknuri: Patjetër, patjetër...
Arben Keshi: vëzhguesit e atyre janë nga rrethet, askush nuk i njeh
Damian Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty."
Arben Keshi: Mirë, mirë
Damian Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.
Arben Keshi: Mirë.

Për Ramën publikimi i përgjimeve të pahetuara kanë për qëllim që të bllokojnë negociatat dhe reformën në drejtësi.

Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24

Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit, nëse ka të tilla.

Por sidoqoftë, kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë, do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!”, thekson Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy