Si ta kurojmë lëkurën pas plazhit? Dermatologia Dajçi: Hidratimi, ushqyesi më i mirë për tërë vitin

Si ta kurojmë lëkurën pas plazhit? Dermatologia Dajçi: Hidratimi, ushqyesi më i mirë për tërë vitin

Gjatë periudhës së verës lëkura jonë thahet më shumë dhe si pasojë shfaqen problematika nga më të ndryshme.

Në një intervistë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, dermatologia, Violeta Dajçi, numëroi disa nga sëmundjet dhe patologjitë që intensifikohen më shumë gjatë kësaj periudhe dhe për të cilat sugjeron kujdes të shumëfishtë.

Pas plazhit thahet lëkura por edhe shfaqen sëmundje të cilat lidhen me këtë problematikë pra me tharjen e lëkurës.

Nga tharja e lëkurës shfaqen sëmundje ekzistuese siç janë ekzemat, dermatitet atopike të  lëkurës ose psoriasit përkeqësohen shumë, por gjithashtu edhe vetë këto sëmundje fillojnë dhe kanë një fluks më të madh te vizitave.

Një problematikë tjetër e shtuar pas kësaj periudhe është myku i lëkurës së thonjve, fillon te këmbët, për arsye të marrjes në pishina dhe në plazhe nga kontakti dhe mbipopullimi.

Pastaj njollat që dalin në trup, që në fakt është lloj myku që është banor normal i çdo lëkure por në person të veçantë që kanë lëkurën të trashëguar për ta shfaqur si sëmundje këtë lloj paraziti, krijojnë favore për këtë patogen normal që të kthehet në patogjen që shkakton sëmundje.

Duke qenë se sezoni veror mbaroi, doktoresha ka zbuluar më shumë në lidhje me kurën që duhet praktikuar në lëkurën tonë, pasi periudha e plazhit lë pas vetës problematika të ndjeshme në të.

Gjeja kryesore është hidratimi i mirë i lëkurës, nëse hidtraohet mirë ajo është ushqim dhe do të sëmuret gjithnjë e më pak, jo vetëm në përudhën e verës por gjatë tërë stinëve të vitit.

Pas periudhës së plazhit që lëkurë të mos bie me krunde, duhet ta hidratoni shumë, mund të bëni skrape qoftë edhe me vaj ulliri dhe me sheqer që duket si bio dhe ekonomike që të largohen ato qeliza të vdekura nga lëkura. Kjo bën që edhe ngjyra që keni marrë të jetë më e bukur dhe të zgjasë më shumë në kohë.

Nëse në rastin kur shfaqen patologji të përkeqësuar nga tharja duhet të drejtoheni te mjeku dermatolog.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy