
Italia vijon të regjistrojë shifra të larta infektimesh nga Covid-19.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 14.844 raste të reja nga 162.880 tamponë të kryer.
Numri i viktimave raportohet të jetë gjithashtu i lartë me një bilanc prej 846 vdekjesh në 24 orë, një numër shumë i lartë krahasuar me ditën e djeshme ku u shënuan vetëm 491 viktima.
Rajoni më i prekur është Veneto me 3.320 raste të reja me Covid-19, e ndjekur më pas nga lombardia me 2.404 raste dhe Emilia-Romagna 1.238 raste të reja.



