Nga çadra e protestës para Kryeministrisë, deputetja demokrate Albana Vokshi i përgjigjet kërkesës së Veliajt për ta zhvendosur atë.
Veliaj kërkoi zhvendosjen e çadrës për të shmangur trafikun në Tiranë, por Vokshi tha që Veliaj “bën mirë të lagrohet nga posti i kryetarit të Bashkise sepse ende nuk ka dhene pergjigje per vdekjet ne Sharre”.
“Kjo çadër që tashmë ka një emër “Çadra e Lirisë”, ka tmerruar Velinë dhe shefin e tij. Ky është një vend i zgjedhur nga qytetarët dhe jo nga PD.
Ne do të rrijmë këtu dhe s’kemi për t’u larguar. Veliaj bën mirë të largohet nga posti i kryebashkiakut pasi ende s’ka kërkuar falje për dy viktimat e Sharrës. S’ka kërkuar falje që aty punonin fëmijë 10 vjeç, burra dhe gra që s’kanë marrë rrogat.
Ai duhet të largohet njëherë e mirë. Duhet të largohet se ka krijuar një censurë të paimagjinueshme ndaj të gjtiha mediave.
Të largohet dhe për shkatërrimin që po i bën kryeqytetit. Ky është parlamenti i qytetarëve shqiptarë. Nuk ka më parlament të kriminalizuar, këshill bashkiak të kriminalizuar”, tha Vokshi.



