
Ndërsa infeksionet e shkaktuara nga Covid-19 janë në rritje pothuajse kudo në botë dhe në Kinë makthi i ri është se Covid mund të kthehet në një katastrofë që shtrihet edhe në botë, merren masa.
Kryebashkiaku i Neë York Eric Adams i kërkoi popullatës që të vendosë përsëri maskën për t’u mbrojtur nga një përzierje e rrezikshme e sëmundjeve virale që po përhapen.
Merrni masat tuaja paraprake. Me sezonin e festave dhe rritjen e rasteve të Covid, gripit dhe viruseve në rritje, ne po u kërkojmë njujorkezëve të mbrojnë veten dhe të dashurit e tyre edhe një herë.
Deklarata e Adams u bë nëpërmjet një konference për mediat.
Në të njëjtën ditë, zyrtarët shëndetësorë të New York inkurajuan sërish banorët që të vaksinohen dhe të forcojnë mbrojtjen e tyre, duke vënë në dukje se më shumë se 80% e njerëzve që vdesin nga koronavirusi nuk janë të vaksinuar.
Ata rekomanduan gjithashtu që njerëzit të testoheshin përpara se të mblidheshin së bashku për sezonin e festave.
Sipas New York Times, numri i rasteve me Covid është rritur që nga Dita e Falënderimeve e deri më sot dhe qëndron në rreth 3600 infeksione në ditë, ndërsa vlerësohet se shifra reale është megjithatë shumë më e lartë pasi numri zyrtar nuk përfshin testimet në shtëpi.



