Dyrnjaja: Dhuna i shkon për shtat Ramës e Berishës (VIDEO)

Dyrnjaja: Dhuna i shkon për shtat Ramës e Berishës (VIDEO)

Gazetari Denis Dyrnjaja tha në studion e lajmeve të MCN Tv se modeli i protestës së zhvilluar ditën e sotshme është linja që i përshtatet dhe kërkon Rama dhe Berisha. 

 

Duke vijuar, Dyrnjaja tha se shembullin e shpërbërjes së Parlamentit, duhet ta japë vetë Berisha i pari. 

 

Nëse shkon në këtë linjë protesta, kjo është linja që do Edi Rama. Këtë linjë e ka fiks ai. Këtë linjë e ka fiks dhe Sali Berisha, sepse çmonton një manifestim që nxjerr jashtë loje politikisht edhe atë. Çgrosteksu, që të vijmë dhe tek deklarata e Berishës që thotë të shpërbëhet Parlamenti është ky: se manifestuesit kanë kërkuar edhe largohet Rama dhe Berisha. Kur thotë Berisha të shpërbëhet ky Parlament duhet të thotë ‘të iki unë i pari’. Shembullin e shpërbërjes së Parlamentit ta japë i pari Berisha, të japë dorëheqjen i pari. Të thotë mua njerëzit nuk më duan. Ne bulevard “Rama në burg, Berisha në burg” e kanë thënë qytetarët, jo demokratët.

 

I ndalur tek incidenti me deputetin Agron Shehaj, Dyrnjaja tha: 

 

Është një sekuencë që tregon që ndodhemi në një stres të një regjimi politik. Nuk mund të ndodhë kjo në një Parlament ku një deputet preket nga gardistët sikur të jetë një gangster. Ai është deputet, ky është degradimi. A i sheh Edi Rama këto? Është pyetje retorike. A është ky Rama i para 20-25 viteve? Është metamorfoza e tij politike kjo. Nëse ka pak ndërgjegje politike, ky njeri nesër kur të mbledhë grupin parlamentar dhe qeverinë së pari duhet të kërkojë një ndjesë publike për këtë shfaqje politike që i ndodh në dyert e Parlamentit të kontrolluar prej shumicës së tij, jo prej gardistëve. Gardistët janë ca njerëz që zbatojnë urdhrat.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy