Nga murgeshë, në kumarxhie

Nga murgeshë, në kumarxhie

Një ish murgeshë ka pranuar, se ka përvetësuar 835 mijë dollarë përgjatë 10 viteve nga një shkollë katolike në Kaliforni për të financuar vesin e saj, bixhozin.

Autoritetet bënë të ditur, se motra Mary Margaret Kreuper, 70 vjeç, ish drejtoresha e shkollës St James, përdorte tarifat e shkollimit dhe donacionet për të financuar shpenzimet në kazino dhe pagesat e kartave të kreditit. 

Ajo u betua si murgeshë në moshën 18 vjeçare dhe kaloi 59 vite të jetës së saj në urdhrin fetar. Kreuper tregoi, se kishte filluar të transferonte para nga llogaritë e shkollës drejt një llogarie kursimesh, e cila përdorej për të financuar shpenzimet e jetesës së murgeshave, të cilat punonin për shkollën. Më pas ajo filloi ta përdorte llogarinë për qëllime personale. 

Ajo gjithashtu ka pranuar, se ka falsifikuar raportet vjetore për administratën e shkollës, për të mbuluar sjelljen e saj të pahijshme dhe për t'i bindur ata se gjithçka shkonte mirë me financat, në mënyrë që të vazhdonte të kishte kontrollin e llogarive bankare. 

Avokati i saj tha për gazetën The Washington Post, se ajo ishte shumë e penduar dhe i vinte keq për dëmin e shkaktuar. Kreuter mori përgjegjësi të plotë për veprat e kryera dhe bashkëpunoi plotësisht me autoritetet. Në deklaratën e avokatit thuhej gjithashtu, se ajo vuante nga një sëmundje mendore, që i kishte turbulluar gjykimin. 

Skema e mashtrimit u zbulua gjatë një kontrolli financiar në 2018, pasi Kreuper kishte dalë në pension. Ajo kishte instruktuar edhe personelin e shkollës, për ndryshimin dhe shkatërrimin e të dhënave. Ish murgesha rrezikon të dënohet me deri në 40 vite burg./The Guardian/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy