Buxheti 2025, Buxhuku: Nuk ndryshon shumë nga ai i viteve të shkuara. Opozita duhet të dilte me një program të plotë në hije

Buxheti 2025, Buxhuku: Nuk ndryshon shumë nga ai i viteve të shkuara. Opozita duhet të dilte me një program të plotë në hije

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku tha në studion e MCN Economy se buxheti i 2025 nuk ka në ndryshim të madh nga ato të viteve paraardhëse.

Sipas Buxhukut, e vetmja gjë që bie në sy është se shpenzimet kapitale për infrastrukturën zënë një pjesë të rëndësishme tek buxheti.

Po flasim për buxhetin i cili është me rëndësi të madhe për shumë sektorë. Për minimumin jetik ka shkaqe politike dhe interesa brenda pse nuk vendoset.

Buxheti i 2025 në tërësinë e tij nuk ka ndryshim të madh nga buxhetet e viteve paraardhëse. Përqindjet për sigurimet shoqërore janë po ato. Për arsimin dhe shëndetësinë për ato bie në sy që shpenzimet kapitale për infrastrukturë zënë një pjesë të rëndësishëm të buxhetit. PS vijon me linjën e saj të qeverisjes.

Nga një anë thuhet që kemi një rritje ekonomike, pavarësisht se është në terma normale 3.9% në vlera reale, por edhe kjo në vetvete ka pikëpyetje si është arritur. Një pjesë e kësaj rritje vjen nga fakti që janë qytetarët shqiptarë që kanë paguar në mënyrë të konsiderueshme qoftë për inflacionin që ka ardhur në vitet në vazhdim, sidomos për shportë ushqimore, shto dhe dyshimet për llogaritjet që bëhet nga institucionet shtetërore.

Pretendon që ke rritje ekonomike. Rritja duhet pasqyruar me rritje reale të vlerë së jetesës, mirëqenien e qytetarëve.

Nuk shohim strukturë tjetër rishpërndarjes krahasimisht dhe me vitet që kanë qenë jo të suksesshme.

U përqendrua vëmendja tek çështja e pensioneve se janë hambari i madh votash, 700 mijë pensionistë dhe u anashkalua pjesa tjetër e buxhetit.

Buxhuku tha se opozita duhet të kishte dalë me një program të plotë qeveritar në hije.

Pyetja është: Do të vazhdojë Shqipëria të mbajë këtë % investimesh kapitale, apo mos duhet që një pjesë e tyre të shpërndahen për të rritur mirëqenien e sotme dhe jo të mendosh për nesër.

Opozita duhet të dalë si forcë që kërkon të vijë në pushtet. Nuk mund të bëhet vetëm një tabelë kërkesa. Nuk është çështje dëshirash. Opozita duhet të kishte dalë me një program të plotë qeveritar në hije, ku të futej sa është kostoja totale e këtyre kërkesave, a ka rënë dakord, apo janë thjesht dëshira individuale e deputetëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy