Arrestohen dy marinarë amerikanë, i shitën sekrete ushtarake Kinës

Arrestohen dy marinarë amerikanë, i shitën sekrete ushtarake Kinës

Dy marinarë amerikanë në Kaliforni kanë rënë në prangat e policisë për akuzën e spiunazhit ndaj kinezëve. Sipas mediave amerikane 22 vjeçari Jinccao Uei dhe Uenheng Zhao, 26 vjeç, i kanë dhënë Kinës informacione të ndjeshme ushtarake. Uei kishte leje sigurie dhe akses në informacione të ndjeshme rreth anijes luftarake. Ai dyshohet se u takua nga një agjent kinez në shkurt të vitit 2022 ndërsa po kalonte procesin për t'u bërë shtetas amerikan. Agjenti i pagoi zotit Uei mijëra dollarë për fotografi, video, manuale teknike dhe projekte të anijes. Ndërsa Zhao dyshohet se në vitin 2021 u afrua nga një agjent kinez i cili u paraqit si studiues i tregut të investimeve. Ai i pagoi z. Zhao gati 15,000 dollarë për foto dhe video së bashku me diagramet dhe projektet për një sistem radar të vendosur në një bazë ushtarake amerikane në Okinawa të Japonisë. Nëse shpallen fajtorë, të akuzuarit mund të rrezikojnë dënimin nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm. Autoritetet amerikane e karakterizuan rastin si pjesë e një përpjekjeje të Pekinit për të marrë sekretet ushtarake të SHBA-së. Tensionet mes SHBA-së dhe Kinës janë të larta, ndërsa palët kanë mosmarrëveshje tregtare me njëra – tjetrën dhe së fundmi, një balonë e dyshuar spiune kineze fluturoi mbi qiellin amerikan duke rritur alarmin e sigurisë edhe më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy