Padi për dekretimin e ministrave/ Rama dhe Meta në ‘Kushtetuese’ më 25 mars

Padi për dekretimin e ministrave/ Rama dhe Meta në ‘Kushtetuese’ më 25 mars

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta do të përballen mes tyre për herë të parë në Gjykatën Kushtetuese, në një seancë gjyqësore, më 25 mars.

Bëhet fjalë për padinë e kryeministrit lidhur me kompetencat e presidentit për dekretimin e ministrave.

Pala kërkuese e kësaj përballjeje është kryeministri Edi Rama, i cili ka depozituar një padi pas përplasjes me Kreun e Shtetit, kur ky i fundit nuk e emëroi Gent Cakajn si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, duke i lënë vetëm funksionin e ushtruesit të detyrës.

Ndërkohë në 2 mars, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë e Partisë Republikane që kërkon shfuqizimin e aktit normativ që ndalon tubimet politike.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese në përbërjen e saj numëron shtatë gjyqtarë, kurse funksionimi i plotë kërkon nëntë të tillë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy