Nisin reshjet e borës në Korçë, bie niveli i lumit Devoll

Nisin reshjet e borës në Korçë, bie niveli i lumit Devoll

Në aksin Boboshticë-Dardhë kanë nisur reshjet e borës ndërkohë që situata paraqitet pa problematika dhe kontraktori vijon punën për pastrimin e rrugës.

 

Në bashkinë Kolonjë situata vijon drejt normalizimit, ku është ndërhyrë në fshatin Taçi i Poshtëm për largimin e ujërave nga parcelat. 

 

Në fshatin Qinam është kryer devijimi i lumit për mbrojtjen e këmbëve të urës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Rrugëve Rurale, Qarku Korçë.

 

Në bashkinë Maliq, niveli i lumit Devoll ka pësuar një ulje me rreth 1,30 cm, duke përmirësuar situatën e prurjeve. Sakaq, vijon ndarja e ndihmave për 100-150 familje të prekura nga përmbytjet. 

 

Në bashkinë Pustec uji i akumuluar në katet e poshtme (bodrume) të disa banesave është larguar plotësisht. Pa energji elektrike janë ende disa zona si Qenckë, Kurtesh dhe Zharkan. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy