Ministri Manja kallëzon në SPAK gjyqtaren e shkarkuar: Bllokoi ndërtimin e parkut të fëmijëve te Garda

Ministri Manja kallëzon në SPAK gjyqtaren e shkarkuar: Bllokoi ndërtimin e parkut të fëmijëve te Garda

Vetëm pak ditë nga denoncimi publikisht nga kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë paditi në SPAK gjyqtaren e Tiranës, Klorinda Çela, të shkarkuar nga Vettingu.

Ministri Ulsi Manja e cilësoi rast skandaloz, të abuzimit me detyrën e lartë të gjykatësit, çështjen e gjyqtares, e cila sipas tij ka bllokuar një investim me vendimmarrjen e saj. 

"Haptazi në kundërshtim me ligjin ka bllokuar një investim serioz të qeverisë shqiptare, një nga objektivat e reformës në drejtësi ishte që ato gjyqtarë të larguar nga vettingu që kanë mospërputhje mes të ardhurave dhe pasurisë, të shkojnë në SPAK e Gjykata të marrin dënimin nga drejtësia, deri më sot nuk ka ndodhur, asnjë nuk është ndëshkuar nga drejtësia, nëse nuk llogarisim Llallën.

Kjo është një kërkesë jo vetëm e popullit, por edhe e SHBA-BE. Unë jam me avokatin e shtetit, për të informuar publikut me një rast skandaloz të abuzimit me detyrën e gjykatësit, gjykatësja K.Ç, në gjykatën civile të Tiranës ka lënë të shkruar në formën e një thirrje nga drejtësia vendimin për të marrë peng fëmijët e kryeqytetit dhe me fëmijët e tyre, që qeveria i ka premtuar një qendre të re, me teatër kukullash, në hyrje të Liqenit të Tiranës, te Garda e Republikës, spostimi i gardës dhe hapja për fëmijët dhe bibliotekës, bëhet fjalë për një truall të shtetit, janë përgatitur projekt idetë për fillimin e saj, mirëpo gjykatësja K.Ç ka pasur një mendim tjetër, kur aspo ministria bëhet gati të nis punën, prona e shtetit na del me barrë. pala paditëse në tejkalim të asaj që i kalon me ligj kërkon masa sigurimi deri sa të shqyrtohet në themel, kundër ishte avokatura e shtetit, këshilli i ministrave, ministria e kulturës, gjykata nuk e shqyrtoi kërkesën, përcaktoi si datë 18 nëntor 2021, për zhvillim seance normale ku do të thirrej dhe ministria e kulturës, gjyqtarja i njoftoi të gjithë për këtë datë, ndërkohë që bëheshin gati për këtë seancë, në 21.10.2021 gjykata disponoi një vendimmarrje për sigurim padie pa palët.

Nuk gjykohet se ishte një vendim i ngutshëm pa praninë e palëve, në këtë logjikë nuk ka ndodhur asnjë fakt i ri që do justifikonte ngutjen e vendimit, palët po përgatiteshin duke grumbulluar prova dhe fakte, ndodhen përpara një vendimmarrje pa praninë e tyre, ky absurd ka ndodhur kur gjykatësja do të dilte në vetting, që në fund e shkarkoi se nuk justifikonte pasurinë. Pra, njoftohet nga KPK që do hynte në vetting, sapo mori dijeni, nxiton dhe në 21.10.2021, pra një ditë para vendosi në mënyrë të njëanshme të marrë sigurim padie duke cenuar shtetin, veprimet e saj të kryera një javë para se të shkarkohej nga vettigu, për ne janë haptazi të marra sipas parimit, kap ca të kapësh, njësia anti korrupsion, dhe avokatura e shtetit i kërkojnë SPAK fillimin e menjëhershëm të hetimeve për këtë gjykatëse që ka dhënë një vendim flagrant, në kundërshtim me ligjin, skandaloz me interesin publik", tha Manja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy