Video / Artisti i tatuazheve kap adoleshentin duke vjedhur

Video / Artisti i tatuazheve kap adoleshentin duke vjedhur

Një artist tatuazhesh ka kapur një adoleshent duke vjedhur biçikletën e një burri që kishte vetëm një këmbë  dhe ideja që erdhi në mendje për ta ndëshkuar  ka qenë e tmerrshme.

Maycon Wesley nga Brazili e ka marrë djalin në studion e tij dhe ndërsa e filmonte i bëri tatuazh shprehjen në portugalisht “Eu sou ladrão e vacilão” që përkthehet: “Unë jam hajdut dhe dështak.”

Pasi ka mbarur tatuazhin Maycon e pyeti adoleshentin nëse ai e pëlqente atë.

Mediat lokale raportojnë se djali, i cili dukej i tmerruar kur pa tatuazhin, është zhdukur pas incidentit që ndodhi ditën e premte. Ndërsa familja e tij pasi pa videon e ka raportuar Wesley në polici.

Ai dhe shoku i tij Ronildo Moreira de Araujo, zëri i të cilët dëgjohet në video janë arrestuar dhe akuzohen për torturë ndërsa kanë deklaruar se e kanë lëshuar djalin por nuk e dinë vendndodhjen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy