Debate në Këshillin Bashkiak, PD: I doni paratë për xhepin tuaj. PS: I keni parë makinat në oborrin e selisë?

Debate në Këshillin Bashkiak, PD: I doni paratë për xhepin tuaj. PS: I keni parë makinat në oborrin e selisë?

Ndërkohë që pritet që propozimi i Bashkisë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, të kalojë në mbledhjen e sotme, këshilltarët e djathtë kanë braktisur sallën e këshillit bashkiak.

Në dalje, kreu i këshilltarëve të djathtë Leonard Olli duke iu drejtuar kreut të Këshillit Aldrin Dalipaj tha se rritja e çmimit të ujit të pijshëm nuk po bëhet për të kryer investime por për të futur paratë në xhepa.

“I doni paratë për t’i futur në xhepat tuaj”, tha Olli por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Dalipajt. “Nardi i ke parë sa bëjnë makinat në oborrin e partisë suaj?”, tha ai.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Erjon Veliaj është shprehur se “Falënderoj këshilltarë e PD-së që sapo u larguan. Beteja me e madhe nuk eshte mes te majtes dhe te djathtes. Beteja më e madhe është mes frikacakëve dhe trimave”.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy