
Edhe pse themeluesi i "Facebook", Mark Zuckerberg kërkoi falje për përdorimin e të dhënave personale që ka prekur 50 milionë përdorues, nuk e dihmoi rrjetin social më popullor të kaloj vështirësitë, pasi e mbylli javën me 58 miliardë dollarë më pak.
Falja e Zuckerberg nuk ndaloi investitorët të shesin aksionet dhe shumë njerëz që pyesin se sa keqe do të ishte dëmtimi për rrjetin social..
Ndërkohë ka nisur fushata për fshirjen e llogarive në Facebook. (#deletefacebook).
Shumë reklamues thanë "mjaft është mjaft" dhe pezulluan reklamat.

Edhe Mozilla apo Commerzbank pezulluan reklamat në këtë platformë. Edhe Elon Musk fshiu faqet zyrtare te kompanive Tesla dhe Space X
Aksionet në kompaninë e mediave sociale ranë nga 176.80 dollarë të hënën në rreth 159.30 dollarë deri në mbrëmjen e së premtes.
Cambridge Analytica është në qendër të kritikave nëse përdorte të dhënat personale të miliona përdoruesve të Facebook-ut për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA 2016 dhe referendumit britanik Brexit.
Pas publikimit të skandalit që përfshin gjithashtu zyrën britanike të konsulencës Cambridge Analytica, zyrtarët në Londër kanë kryer kontrolle në ambjentet e kësaj zyre, për të gjetur informacione të cilat do të ndihmojnë një hetim të gjerë mbi fushatat politike dhe mënyrën si platformat sociale ndikojnë mbi votuesit.
"Disa njerëz po përdorin termin 'manipulim politik', shkruan BBC.

Oferta fillestare publike e Facebook në 2012 filloi me çmimin fillestar 38 dollarë, duke i dhënë kompanisë një vlerësim të tregut prej afro 104 miliardë dollarë.
Pas rritjes së qëndrueshme të përdoruesve dhe një hapësire dominuese në tregun e reklamave dixhitale, duke siguruar të ardhura, çmimi i aksionit të Facebook u rrit në 190 dollarë deri në shkurt të këtij viti.
Por analist flasin se kjo është një nga zhvillimet më negative për çmimin e aksioneve të "Facebook" në Wall Street.



