
Për Presidentin amerikan, pezullimi i traktatit START ishte një akt i papërgjegjshëm, por ai ka besim se gjithçka do të zgjidhet.
“Pezullimi i traktatit START ishte një akt i papërgjegjshëm dhe një gabim i rënd”, por kjo nuk do të thotë se Putini po mendon të përdorë armë bërthamore apo diçka të ngjashme.
Një deklaratë e tillë u bë nga Presidenti amerikan, Joe Biden, në një intervistë për ABC, para se të largohej mbrëmë nga Varshava.
Biden foli për një gabim të Presidentit rus, por megjithatë tha se ishte i sigurt gjithçka do të arrihet që të zgjidhet.
Vladimir Putin në fillim të javës u tërhoq nga traktati i ri START i kontrollit të armëve - një marrëveshje e vitit 2010 që kufizon numrin e kokave bërthamore strategjike të vendosura nga Rusia dhe SHBA dhe paralajmëroi se Moska mund të rifillojë testet bërthamore.
Megjithatë, Rusia tha se do t’i përmbahet kufizimeve të dakorduara për raketat bërthamore dhe do të vazhdojë të informojë Shtetet e Bashkuara për ndryshimet në vendosjet e saj pavarësisht pezullimit.



