Bushati: Kemi 10 vite që u biem daulleve për drejtësinë e re, sot askush nuk flet për të

Bushati: Kemi 10 vite që u biem daulleve për drejtësinë e re, sot askush nuk flet për të

Analisti Andi Bushati thotë se nisja e hetimit ndaj Sali Berishës për korrupsion pasiv ngjan si një goditje me regji. I pyetur në lidhje me ndonjë analogji të mundshme mes hetimeve që ka hapur së fundmi SPAK dhe dosjes “Mani Pulite” disa vite më parë në Itali, Bushati tha se nuk mund të gjesh të tillë.

Rama apo Amerika? Asnjë nuk thotë SPAKU. Ne kemi 10 vjet që u biem daulleve që po ngremë drejtësi të pavarur. Askush nuk flet për këtë. Ky është thelbi i asaj që po ndodh jo vetëm me goditjen e Berishës, por edhe me ato që ka goditur më parë nga gjiri i maxhorancës. Duket si goditje me regji.

Nuk ka fare anologji me Craxin, sepse deri tani nuk është goditur vendimmarrja. Këtu nuk shohim asgjë që një pushtet që hedh përditë themelet e autokracisë të preket nga SPAK, madje ekziston edhe dyshimi se ajo po dirigjon SPAK-un.

Lidhur me mundësinë e lindjes së një force të re politike, Bushati theksoi se sistemi aktual e bën shumë të vështrë, në mos të pamundur.

Unë vetë kam votuar për një nga lëvizjet e reja. Por pyetja është e mund të lindin ato në kushtet e mungesës së demokracisë. Ne mund të ngjallim entuziazimin, por pa rivendosur demokracinë, ansjë gjë e re nuk mund të lindë.

Në një vend ku vota blihet, sistemi është i ngritur dhe e kontrollojnë dy të mëdhenjtë… edhe kur kemi qenë pak më tepër demokratikë, prapë ka qenë e vështirë. Është një sistem i ngritur i gjithi për të përfituar ose PD ose PS. Tani Rama e bëri të përfitojë vetëm PS.

Sipas Bushatit, pavarësisht nëse është apo jo goditje politike hetimi ndaj Berishës, ai ka potencialin t’i japë fund karrierës së tij politike.

Berisha duhej të ishte shumë kohë përpara në fund të rrugës së tij. Ekzistenca e tij në një vend normal pas asaj që ndodhi në ‘97 kishte pak shanse të ringjallej. Fakti që Edi Rama u jep urdhër të gjithëve mos e përmendni nuk është as për mirë as për keq.

Nëse kemi të bëjmë me goditje politike, atëherë nga ai që ka edhe gurin edhe arrën, mund të të shënojë fundin e karrierës. Berisha na ka treguar se fundmi që në atë pjesë të tkurrur të opozitës që nuk bëhet dot fituese është faktori kryesor. A po bëhet ai pengesë? Në një vend demokratik, po. Një njeri që mban mëkatet e dy qeverisjeve të gjata është më vulnerabël dhe më i atakueshëm.

Në lidhje me mundësinë që edhe Ilir Meta të vihet në të njëjtat pozita me drejtësinë, Bushati u shpreh se për momentin në opinion po shpërndahet një tymnajë e sponsorizuar.   

Unë kam dëgjuar që Meta ka qenë në Gjermani, ka ardhur dje. Këtu kemi para një gjë të thjeshtë: vjedhjen më të madhe ë Shqipëri në 30 vjet inceneratorë. Por hajdutët më të mëdhenj kanë paguar mediat. Ne kemi ngritur një kastë mediatike që riprodhon tymnajën që i intereson pushtetit. E kam dëgjuar shpesh arratisjen e Metës, po asnjë nuk citon burim. Duket si tymnajë e sponosrizuar.

Ka nja dy çëshjte të hapura për Metën: çështja CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA. Ka çështje për të cilat ai dhe ish-LSI janë kallëzuar në SPAK. Zhurma që ka qenë, ka qenë ajo që unë thashë: u godit Berisha, i godasim të gjithë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy