Mirjan Aliaj, aktivist tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se SPAK ka mjaftueshëm prova që të nisë hetime vetë për The Albanian Files, por shtoi se nëse nuk e bën protestuesit do i bashkëngjisin provave të dorëzuara dhe një kallëzim penal.
Më tej Aliaj tha se është krijuar një frymë kombëtare dhe se të gjithë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
SPAK ka mjaftueshëm prova të nisë hetime dhe vetë. Nëse nuk e bëjnë ne do i bashkëngjisim një kallëzim.
SPAK ndoshta dhe i ka filluar, ishte një shtysë për të thënë Prokurorisë së Posaçme që qytetarët janë në mbështetje.
Prokuroria duhet të veprojë dhe duke marrë këto prova nën hetim të vendosë Ramën para përgjegjësisë.
Rama po përpiqet ta shpërqendrojë vëmendjen.
Ne do të vijojmë pavarësisht axhendës propagandistike të kryeministrit.
Kërkesa e protestës është shumë realiste, e kërkojnë të gjithë qytetarët në shesh, por është krijuar një frymë kombëtare. Të gjithë kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Është akt në vijimësi të protestës që ka një muaj që vijon. Rama është e keqja dhe koka e të gjitha këtyre gjërave që po ndodhin. Të japë dorëheqjen të hetohet.



